1. Është zgjedhur importi që nga fillimi viti 2021, para prodhimit vendor se KEK ka rënie të prodhimit edhe para gazit amerikan.
Nuk keni zgjedh thëngjillin se nuk e keni shfrytëzu sipas planit (Raporti 2025, KPMM) edhe as eficiencën e energjisë se keni dhanë paisje konsumuese.
Për burimet e ripërtêrirshme, 0 megavat sot edhe disa ankande të dështuara.

Ky kombinim nuk është me i liri se ky kombinim na rriti 3 herë faturat, na përjashtoj bizneset.
Me gazifikim të qymyrit nuk e dini as çfarë as si do e bëni se nuk keni as studim fizibiliteti.

2. Bashkëpunimi me Shqipërinë zyrtarisht nuk është i natyrshëm për ju si VV se Alpex bursën shqiptare nuk e keni përdor, por më së shumti kompanitë tregtare të Shqipërisë që nuk prodhojnë energji.
Me një fjalë, tuxharllëk rryme!
Memorandumi me Shqipëri që ka synim bashkëpunimi bën fjalë për investim që nëse shkon çdo gjë në rregull, termocentrali vihet në punë në vitin 2030, kapaciteti është i ulët për eksport, edhe kemi varshmëri edhe varfëri energjetike se ai investim është planifikuar për Shqipëri e jo me na mbajt ne.

Për vendimin e vitit 2021 rikthehu te deklaratat që ke dhënë se nuk ke informata të mjaftueshme për gazin amerikan, ke edhe deklarata publike që atribuojnë çmim të lartë rryme dhe keni zgjedhur bateritë që sot e as kur të bëhen nuk ndihmojnë as për së afërmi gjendjen e rëndë energjetike.

Për varësi nëse mendon se ne nuk kemi lidhje me gazin e as nevojë, referohu pak bizneseve se ku po marrin gazin edhe sa po ju kushton, sidomos këtyre që kanë hequr qymyrin nga prodhimi e sidomos ato që e marrin nga rajoni s’kanë ku tjetër.

Sa për tarifa e rrymës, vendet që ke përmend, renditi vendet edhe sipas Bruto Produktit Vendor ose ekonomisë sipas popullatës edhe e sheh se na si Kosovë, jemi më të dobëtit.
Mos harro, tarifat e rrymës në Komunat Veriore në Kosovë i ke më lirë se në komunat me shumicë shqiptare. Pse ne me pagu shpenzime operative për Veriun e Kosovës e tarifat ata më lirë?
Vetëm se jemi shqiptarë?

Për pikën 4 e tutje nuk kam nevojë të flas se janë përralla propagandistike.
Për detyrë shtëpie:
Kontrollo sa licenca keni lanë në pritje për investitorë të huaj për Miniera dhe Minerale
Kontrollo sa burime të ripërtërirshme kemi sot nga Qeverisja Vetvendosje.
Mbi të gjitha kontrollo raportin e ZRRE ku pranohet se kisha të drejtë se çmimi i rrymës është rritur nga mainupulimet në tregti e bartje.